Barcelona ka vendosur të heqë dorë nga Ilkay Gundogan, duke e lënë mesfushorin gjerman të vendosë për të ardhmen e tij. Sipas raportimeve nga Sport dhe media arabe ‘365scores arabic’, Barça është e hapur për të shitur Gundogan në Al Nassr, dhe këto biseda janë në avancim.
Gundogan, i cili ka pasur biseda me trajnerin Hansi Flick dhe ka shqetësime për rolin e tij në skuadër, është në prag të një vendimi të rëndësishëm për karrierën e tij. Ai po shqyrton mundësinë e rikthimit në Manchester City dhe ka marrë një ofertë nga Galatasaray.
Futbollisti duhet të marrë një vendim në ditët në vijim, pasi Barcelona dëshiron të zgjidhë situatën para përfundimit të merkatos./UBTNews/