UBT News

Barcelona futet në garë për William Saliban, por Arsenali vendos çmim rekord

Barcelona i është bashkuar garës për transferimin e qendërmbrojtësit të Arsenalit, William Saliba, duke shtuar konkurrencën për një nga mbrojtësit më të vlerësuar në futbollin evropian.

Sipas raportimit të CaughtOffside, klubi katalanas po ndjek nga afër situatën e reprezentuesit francez, i cili konsiderohet si një lider i mbrojtjes së Arsenalit dhe një investim afatgjatë për çdo skuadër elitare.

Për Saliban interesim kanë shfaqur prej kohësh edhe Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini, ndërsa tashmë në garë është futur edhe Barcelona, e cila e sheh 25-vjeçarin si përforcimin ideal për repartin defensiv.

Megjithatë, Arsenali nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. “Topçinjtë” janë të gatshëm të shqyrtojnë vetëm oferta që arrijnë rreth 150 milionë euro, një shifër që do ta bënte Saliban një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në histori.

Pozita e klubit londinez është edhe më e fortë për faktin se francezi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2030, duke i dhënë Arsenalit kontroll të plotë mbi të ardhmen e tij.

Barcelona vazhdon ta konsiderojë Saliban si objektivin kryesor për qendrën e mbrojtjes, por situata financiare e klubit katalanas e bën shumë të vështirë finalizimin e një transferimi të kësaj përmase.

Në anën tjetër, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini kanë më shumë hapësirë financiare për të realizuar një operacion të tillë, megjithëse mbetet e paqartë nëse ndonjëri prej tyre do të jetë i gatshëm të paguajë shumën e lartë të kërkuar nga Arsenali.

D.L

Exit mobile version