UBT News

Barcelona fillon negociatat për marrëveshjen me yllin e Napolit

Barcelona tani më ka vendosur të nënshkruajë me një sulmues anësor të majtë për merkaton e verës, megjithëse do të varet edhe nga financat e klubit. Por, kjo nuk i ka penguar katalunasit të gjejnë një emër në listën e tyre për ta mbuluar atë pozicion. Bëhet fjalë për yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.

Sipas ‘Diario AS’, spanjoll kanë qenë në bisedime me Napolin gjatë dy javëve të fundit në lidhje me një transferim të munshsëm të Kvaratskhelia-s në Barcelonë.

Në anën tjetër, problemi është se gjeorgjiani do t’i kushtonte shumë blaugranave duke parë aktualisht gjendjen e tyre financiare.

Mirëpo edhe napoletanët e shohin atë të pakten edhe për një sezon si pjesë e tyre, me Victor Osimhen i cili është gjithnjë e më afër largimit, ata do të kishin pak interes të linin dy yjet më të mëdha të klubit të largohen brenda një afati kalimtar./UBTNews/

Exit mobile version