Barcelona është duke menduar për një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin gjatë kësaj vere.
Gjiganti katalonas është i gatshëm t’ia ofrojë Juventusit Antoine Griezmannin për Paulo Dybalan, në një marrëveshje shkëmbimi kokë më kokë.
Sulmuesi argjentinas është afër largimit nga gjiganti i Serie A dhe Barça beson se ai mund të jetë i duhuri për t’ia freskuar sulmin, sipas Calciomercato.
Barça e ofron Griezmannin për shërbimet e Dybalas, por kërkesat e larta për pagë të përfaqësuesit francez mund ta bëjnë marrëveshjen të dështojë.
Griezmann dhe Dybala mund të tundohen, megjithatë, duke ditur se asnjëri e as tjetri nuk po kalojnë çastet më të mira në klubet e tyre përkatëse.