UBT News

Barcelona e kuqe: 91 milionë euro humbje në raportin financiar të 2023-2024

Barcelona ka vonuar publikimin e raportit financiar për sezonin e fundit, i cili u mbyll në fund të qershorit, dhe lajmet për klubin katalanas nuk janë aspak inkurajuese. Sipas të dhënave të publikuara, Blaugranasit rezultojnë me një humbje prej 91 milionë eurosh, një situatë e rënduar kryesisht për shkak të bashkëpunimit të tyre me Barca Vision.

Pjesë e këtij dështimi është shitja e 49.5 për qind të aksioneve të filialit, e cila, përveçse nuk ka sjellë përfitime të pritshme, ka lënë klubin në vështirësi financiare. Drejtuesit e Barcelonës fillimisht e vlerësuan vlerën e kompanisë në 200 milionë euro, por deri në qershor, ata arritën të merrnin vetëm 59 milionë euro nga kjo shifër.

Në raportin e tyre, drejtuesit e klubit theksuan se, nëse do të përjashtoheshin humbjet nga shitjet e dështuara të Barca Vision, sezoni i kaluar do të kishte përfunduar me një fitim prej 12 milionë eurosh. Megjithatë, realiteti i tanishëm është një humbje e konsiderueshme që vë në dyshim stabilitetin financiar të klubit.

Për më tepër, Barcelona ka projektuar një profit prej 5 milionë eurosh për sezonin 2024-2025, por mbetet e paqartë nëse kjo shifër përfshin gjithashtu shitjet e Barca Vision. Kjo situatë do t’i japë më shumë argumente kundërshtarëve të presidentit Joan Laporta, të cilët besojnë se vendimet e kaluara të bordit drejtues nuk mund të përdoren më si justifikim për krizën financiare aktuale të klubit.

Të gjitha këto faktorë krijojnë një atmosferë të tensionuar për Barcelonën, që po përballet me presionin e rritjes së kërkesave për rezultate, ndërsa po përpiqet të rikthejë stabilitetin financiar dhe reputacionin e saj në arenën europiane./UBTNews/

 

 

Exit mobile version