Barcelona dhe Bayern Munich kanë shfaqur interesim për mesfushorin rus të Galatasarayt, Aleksei Batrakov, i cili po kalon një fillim mbresëlënës të aventurës së tij në futbollin turk.
21-vjeçari është shndërruar në një prej talenteve më të spikatura të futbollit evropian, falë paraqitjeve të tij që nga transferimi te Galatasaray gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.
Batrakov iu bashkua klubit turk nga Lokomotiv Moska për shumën prej 25 milionë eurosh dhe shumë shpejt arriti të bëhet një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, duke pasur ndikim të rëndësishëm në repartin ofensiv.
Mesfushori ofensiv ka regjistruar gjashtë gola dhe katër asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat. Paraqitje të veçanta ka pasur edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka realizuar katër gola, duke dëshmuar potencialin e tij për të bërë diferencën edhe në skenën më të madhe evropiane.
Sipas gazetës turke Fanatik, raportim i përcjellë edhe nga mediumi francez Foot Mercato, Barcelona dhe Bayern Munich kanë filluar ta monitorojnë nga afër situatën e 21-vjeçarit.
Paraqitjet e tij në muajt e parë te Galatasaray kanë tërhequr vëmendjen e dy prej gjigantëve të futbollit evropian, të cilët mund të përfshihen në garën për shërbimet e tij në afatet e ardhshme kalimtare.
Interesimi nga Barcelona dhe Bayern Munich pritet ta bëjë Batrakovin një prej emrave më të përfolur në tregun evropian të transferimeve.
D.L
