Futbollistët e Barcelonës kanë shënuar fitoren e tetë në edicionin e ri të garave në La Liga, ku katalanasit si vendës ishin më të mirë se kundërshtari Elche, i cili ndodhet në mesin e tabelës, duke fituar me rezultatin 3:1.
Ylli katalanas Lamine Yamal shënoi golin e parë për Barcelonën në minutën e nëntë, pas asistimit të Alejandro Balde.
Vetëm dy minuta më vonë dhe kundërshtari u gjunjëzua sërish kësaj radhe me golin e Ferran Torres pas asistimit të Fermin Lopez.
Skuadra mysafire zvogëloi epërsinë e katalansave tre minuta para përfundimit të pjesë së parë, me golin e Rafa Mir, pas asistimit të Nunez.
Barcelona vazhdoi lojën e mirë në vazhdimin e dyzet e pesë minutave të dytë për tri pikë që kthejnë në vendin e dytë në tabelë, por me diferencë prej pesë sosh me liderin Real Madrid. Autor i golit të tretë ishte anglezi Marcus Rashford në minutën e 61-të, pas asistimit të serishëm nga Lopez i disponueshëm për lojë.
Skuadra katalanase të mërkurën në Ligën e Kampionëve luan si mysafire ndaj Brugges, ndërsa javën e ardhshme në La Ligës luan kundër Celta Vigo. Ndërsa Elche dy ndeshjet e ardhshme do t’i luajë si vendës, kundër Real Socieded dhe Real Madrid. /S.K/KP/
