Barcelona sonte luan si mysafir i Ferencvaros, në kuadër të xhiros së pestë, në grupin C, në Ligën e Kampionëve.
Favorit në letër është skuadra e Barcelonës, e cila veçse ka siguruar kualifikimin tutje, por që ende nuk e kanë siguruar pozitën e parë në grup. Nga ana tjetër Ferencvarosi, skuadra e cila po merr pjesë për herë të parë në këtë sezon në champions league, ka vetëm një pikë.
Skuadra ku aktivizohet sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, ka objektiv kualifikimin në Ligën e Evropës, pasi që mundësitë ekzistojnë, sepse edhe Dynamo Kyiv ka vetëm një pikë. Mirëpo të mposhtësh skuadrën e Barcelonës do të jetë mjaft e vështirë./UBTNews