UBT News

“Barbie” përballet me kritika!

Kukulla e famshme amerikane, Barbie po përballet me kritika në rrjetet sociale për mospërfshirje të kukullës aziatike në koleksionin e tyre dedikuar Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

Mattel, kompania prodhuese e kukullës Barbie, bashkëpunoi me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe organizatorët e Tokyo 2020 për linjën e re të kukullave në shkurt të vitit 2020, që u krijuan veçanërisht për Lojërat Olimpike.

Koleksioni përfshin pesë kukulla që pasqyrojnë pesë sportet e reja që i ishin shtuar programit olimpik këtë vit – bejsboll/softball, ngjitje sportive, karate, skateboarding dhe surf.

“Tokio 2020 është një moment historik që bashkon botën përmes sportit dhe inspiron fansat e të gjitha moshave. Koleksioni Mattel Tokio 2020 nderon këto sporte dhe frymëzon një brez të ri përmes shpirtit olimpik dhe traditës së shquar atletike”, kishte deklaruar Janet Hsu nga kompania Mattel.

Pavarësisht përpjekjeve për inovacion, shumica vunë në pah mungesën e kukullës aziatike Barbie gjatë promovimit muajin e kaluar.

Njerëzit përmes Twitterit dhe Instagramit shfaqën pakënaqësitë e tyre për mospërfshirjen e kukullës aziatike në koleksionin e ri, pavarësisht se a ishte aksidentale ose e qëllimshme.

“Nuk do të blejë kukulla Barbie për dy vajzat e mia. Kurrëfarë reprezentimi”, deklaroi Mai Xiong, e cila kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si refugjate Hmong në moshën trevjeçare.

Shumë përdorues pyetën se si Mattel harroi të përfshinte kukullën aziatike meqë Lojërat u mbajtën në Tokio – qyteti i njohur aziatik, dhe me disa emra të njohur që triumfuan në këto Lojëra.

Kukullat Barbie u bënë shumë të famshme. Vetëm disa javë para ceremonisë së hapjes së Olimpiadës në Tokio, Barbie prezantoi ​​një kukull që u modelua për tenisten japoneze, Naomi Osaka si pjesë e serisë së koleksionit Barbie. Kukulla u shit vetëm disa orë pas publikimit./UBTNews

Exit mobile version