UBT News

Barbie lanson kukullën e parë me aparat dëgjimi

Barbie, fabrika 63-vjeçare e prodhimit të kukullave, do të lansojë një set kukullash në qershor me qëllim për të promovuar diversitet dhe gjithpërfshirje. Nga lansimi i linjës së parë të kukullës Barbie me aparat dëgjimi deri te kukulla Ken me çrregullimin vitiligo, linja ‘Fashionista’ e vitit 2022 – që do të lansohet në Walmart, Target dhe Amazon, do t’i ndihmojë fëmijët të reflektojnë.

Lisa McKnight nga Mattel deklaroi se fëmijët duhet të ikurajohen të luajnë me kukulla që nuk u ngjajnë atyre për t’i ndihmuar ata “të kuptojnë rëndësinë e përfshirjes”. Për ta realizuar këtë, kompania kërkoi ekspertizën e Dr.Jen Richardson, për t’i ndihmuar ata në imitimin e saktë të pajisjeve. Richardson tha se kjo kukull mund t’i inspirojë ata që përballen me humbje të dëgjimit.

Gama e kukullave Barbie është bërë gjithnjë e më e larmishme vitet e fundit. Në vitin 2019 ata lëshuan një kukull barbie bionde me sy blu në një karrige me rrota dhe një kukull brune me një këmbë protetike./UBTNews/

Exit mobile version