Duke folur me Entertainment Weekly aktorja foli sinqerisht për rolin e saj si Harley Quinn dhe se si ajo është e gatshme të bëjë një “pushim” nga portretizimi i psikiatres të kthyer në vigjilente.
Aktorja më parë njoftoi se do të portretizonte kukullën ikonike në janar 2019, duke thënë në një njoftim për shtyp, “Të luash me Barbie promovon besim, kuriozitet dhe komunikim gjatë gjithë udhëtimit të një fëmije drejt zbulimit të vetës”.
“Gjatë pothuajse 60 viteve të markës, Barbie ka fuqizuar fëmijët të imagjinojnë veten në role aspiratore nga një princeshë në presidente”, vazhdoi ajo. “Jam shumë e nderuar të marr këtë rol dhe të prodhoj një film që besoj se do të ketë një ndikim jashtëzakonisht pozitiv mbi fëmijët dhe audiencat në të gjithë botën”.
Duke pranuar se ajo nuk ka në plan të përsërisë karakterin e saj të Harley Quinn në të ardhmen e afërt, Robbie i tha revistës, “Unë mendova se kam nevojë për një pushim nga Harley, sepse ajo është rraskapitëse “.
Robbie ka portretizuar Harley Quinn tre herë gjatë pesë viteve të fundit, duke filluar me rolin e saj në Suicide Squad 2016.
Sidoqoftë, duke parë përpara, Robbie ka role të tjera të planifikuara filmike për ta mbajtur atë të zënë, duke përfshirë edhe rolin e saj në Barbie./UBTNews