UBT News

Barbie Ferreira largohet nga “Euphoria”

Aktorja Barbie Ferreira tha se nuk do të kthehet në sezonën e tretë të serialit “Euphoria”.

Aktorja njoftoi largimin përmes një storie në Instagram:“Pas katër vitesh që kam mishëruar personazhin më të veçantë dhe enigmatik Kat, më duhet të them lamtumirë me sy të përlotur”.

“Shpresoj se shumë nga ju mund ta shihni veten në atë personazh sikurse unë dhe se u solli kënaqësi në rrugëtimin e saj deri në personazhin që është sot”, deklaroi ajo tutje./UBTNews/

Exit mobile version