UBT News

Barbie dhe Balmain në bashkëpunim

Është fillimi i vitit të ri, por gara për të fituar lojën e bashkëpunimit në industrinë e modës 2022, tashmë vetëm sa ka filluar.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin midis Balmain, shtëpisë franceze më të njohur të modës dhe Barbie, kukullës më të popullarizuar në botë.

Megjithatë në këtë koleksion nuk ka asnjë kukull të përfshirë. Në vend të kësaj ka një koleksion prej 50 veshjesh për të rriturit të frymëzuara nga Barbie.

Koleksioni është unisex – veshje të koleksionit Barbie që nuk përfshin ndarjen Ken-Barbie, por që mund të vishen nga të dy gjinitë.

“Të kem Barbie në ushtrinë time Balmain, të bëj një koleksion të frymëzuar prej saj ku nuk ka rroba për djem apo rroba vajzash, është hakmarrja ime e vogël”, tha Olivier Rousteing, drejtori kreativ i Balmain.

“Për mua, është shumë më tepër sesa thjesht një projekt komercial. Është shumë emocionuese”, shtoi ai.

Çmimet për koleksionin Barbie x Balmain janë të larta. Ato variojnë nga 295 dollarë për një bluzë deri në 42,495 dollarë për një fustan me firmë, që është shumë më tepër se çmimet e zakonshme të Barbie, por më pak se çmimet e Balmain , ku një bluzë me logo kushton 495 dollarë./UBTNews/

Exit mobile version