Barbados ka hequr zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth II nga posti i kreut të shtetit kështu duke u bërë republika më e re në botë.
Dame Sandra Mason u betua si presidentja e republikës.
Në ceremoni morën pjesë Princi Charles dhe këngëtarja e njohur Rihanna e cila vjen nga ky vend, ngjarje kjo e cila përkoi me 55 vjetorin e pavarësisë së vendit.
Duke folur si i ftuar nderi në këtë ngjarje, Princi Charles përsëriti vazhdimin e lidhjeve midis dy kombeve pavarësisht ndryshimit të statusit kushtetues. Ndërsa mbretëresha i dërgoi vendit urimet e saj më të ngrohta për paqe dhe prosperitet në të ardhmen dhe tha se kombi mban një vend të veçantë në zemrën e saj./UBTNews/