UBT News

Banorët e ndërtesës që u shemb në Florida ishin njoftuar për dëmet që kishte

Banorët e një blloku banimi që u shemb javën e kaluar në Florida kishin marrë një letër në prill, me të cilën u paralajmëruan për përkeqësimin e dëmtimit të strukturës së ndërtesës.

Në letër thuhej se dëmi i raportuar së pari në vitin 2018 ishte përkeqësuar në masë të konsiderueshme dhe se së shpejti do të fillojë të zgjerohet, nëse nuk bëhen riparime të menjëhershme.

Së paku 12 persona vdiqën dhe 149 të tjerë janë ende të zhdukur pas shembjes së ndërtesës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Kjo letër është më e fundit në një varg dokumentesh, të cilat kanë dalë si dëshmi që ndërtesa Champalin kishte probleme të njohura strukturore.

Në letër përmendeshin edhe dëmet në kulm dhe se riparimi i ndërtesës do të kushtonte rreth 15 milionë dollarë.

Në vitin 2018, nga një inspektim i ndërtesës ishte bërë thirrje për riparime me kohë për shkak të dëmeve të konsiderueshme strukturore që u gjetën, përfshirë të çarat në parkingun nëntokësor.

Exit mobile version