UBT News

​Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet në QKB

Banka Shqiptare e Zhvillimit u regjistrua si shoqëri aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), duke shënuar hapin e parë për themelimin e saj zyrtar në Shqipëri.

Kjo bankë ka për qëllim të mbështesë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke kontribuar në nxitjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare. Banka do të ketë një strukturë administrimi me dy nivele, administratorin dhe Këshillin Mbikëqyrës, raporton ATSH.

Ministria e Financave është aksionare e vetme e bankës, duke zotëruar 100% të aksioneve. Kapitali fillestar i bankës është 10 miliardë lekë.

Banka do të ofrojë financime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, startup-et vendase, dhe projekte që mbështesin zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale të vendit.

Ajo gjithashtu do të mbështesë eksportet e mallrave dhe shërbimeve, si dhe projektet publike në nivel qendror dhe lokal.

Selia e Bankës Shqiptare të Zhvillimit do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë./S.K/KP/

Exit mobile version