Haiti është ende i tronditur nga vrasja e presidentit në korrik, tërmeti në muajin gusht si dhe nga rrëmbimet e fundit të misionarëve, transmeton UBT News.
Në një intervistë me France 24, Jerry Tardieu, koordinator kombëtar i lëvizjes “En Avant” dhe ish-deputet i opozitës, tha se kaosi i përhapur në vend mund të shpjegohet me “një marrëdhënie të fshehtë” midis autoriteteve dhe bandave të armatosura.
Bandat tani kontrollojnë “shumicën e lagjeve të kryeqytetit Port-au-Prince”, theksoi Tardieu.
Ish-deputeti e përshkroi Haitin një vend të kontrolluar nga bandat e armatosura, të cilat jo vetëm që plaçkitin dhe vrasin, por tani ua dorëzojnë haptas “ligjin” e tyre autoriteteve, përcjell UBT News.
Tardieu shtoi se ai e shihte vrasjen e presidentit Jovenel Moïse si një simptomë të këtij fenomeni, të cilin Moïse e inkurajoi gjerësisht dhe përfundoi duke u bërë viktimë e tij.
Tardieu tha se rrëmbimet e fundit të misionarëve të huaj dhe sulmet në objektet e kultit nënkuptojnë se vendi nuk po përballet më me krimin e zakonshëm, por me “terrorizëm”.
Tardieu e përshkroi Haitin si një “shtet të dështuar”, pavarësisht 15 viteve të pranisë së OKB-së dhe 10 miliardë dollarëve të shpenzuar./UBTNews/