Monza ka njoftuar zyrtarisht mbërritjen e Mario Balotellit dhe konfirmoi se ish-lojtari i Milanit ka nënshkruar një marrëveshje deri në qershor të vitit 2021.
Super Mario kishte qenë pa një klub që kur u largua nga Brescia, por tani ka nënshkruar një marrëveshje për pjesën tjetër të sezonit me ekipin e ish-pronarit të Rossonerëve, Silvio Berlusconit, që luan në Serie B.
“Mario Balotelli vjen për të përforcuar Monza dhe ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2021” thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi./UBTNews