UBT News

Ballkani shënoi fitore ndaj Klaksvik

Mbrëmë FC Ballkani shënoi fitore me rezultat të ngushtë prej 3 me 2 kundër KI Klasvik, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Pjesa e parë përfundoi dy me zero në favor të Ballkanit, serinë e golave e hapi Nazmi Gripshi i cili u asistua nga Lumbardh Dellova në minutën e 30’. Golin e dytë e shënoi Meriton Korenica, me një goditje të fuqishme në minutën e 41’ të ndeshjes.

Në 45 minutëshin e dytë, golashënuesi më i mirë i Ligës së Konferencës, sulmuesi portokall e zi, Albion Rrahmani, shënoi për tre me zero.

Ballkani pësoi dy gola, nga  Pall Klettskard në minutën e 69′ dhe në minutën e 88′ të ndeshjes.

Kampioni i Kosovës më 11 gusht do të përballet sërish me KI Klasvik, në ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet në stadiumin “Injector Arena”. /UBTNews/

Exit mobile version