Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka përforcuar fazën defanzive me një tjetër blerje të re. Suharekasit kanë siguruar shërbimet e Elmando Gjinit i cili deri më tani ishte pjesë e skuadrës shqiptare, Teuta.
Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga vet klubi i Teutës përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
“Klubi i futbollit Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Ballkanin për transferimin e Elmando Gjini në kampionatin Kosovar të futbollit. Transferimi i mbrojtësit 21 vjeçar është arritur ditën e sotme”, thuhet në njoftim.