UBT News

Ballkani para një tjetër testi serioz sot

Kampioni i Kosovës, Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, të katërtën me radhë në grupin C.

Skuadra e trajneri Ilir Daja luan në udhëtim te Astana në Kazakistan, skuadër e cila po ashtu ka tri pikë pas tri ndeshjeve sikur edhe Ballkani.

Vetëm fitorja do ta mbanë Ballkanin në garë për të kërkuar një vend që dërgon na fazën e eliminimit direkt, në të kundërtën gjërat do të komplikoheshin tej mase.

Ndeshja do të nis nga ora 16:30 dhe zhvillohet në stadiumin “Astana Arena”.

Exit mobile version