Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani e ka mposhtur Lirinë 4:1.
Kampioni i Kosovës pjesën e parë e mbylli në disavantazh 1:0, pasi që Melos Zenunaj shënoi në minutën e 15’ për ta kaluar Lirinë në epërsi.
Por, Ballkani u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë. Albin Berisha barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 46’, kurse Lumbardh Dellova i dhuroi Ballkanit epërsinë në minutën e 50’.
Ndërkaq, fitoren për skuadrën e Ilir Dajës e vulosi Almir Kryeziu, i cili shënoi dy gola (minuta e 55’ dhe minuta e 79’), për rezultatin final 4:1.
Me pikët e reja, Ballkani përforcon kreun e tabelës në kuotën e 23 pikëve, krahas Lirisë që nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, dhe zë vendin e nëntë me gjashtë pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 4:1 në favor të Ballkanit.