UBT News

Ballkani në play-off të Ligës së Konferencës

Kampioni kosovar, Ballkani, e mposhti pas penalltive KI Klasvikun e Ishujve Faroe dhe u kualifikua në play-off të Ligës së Konferencës.

Ballkani është ekipi i parë kosovar që do të zhvillojë një ndeshje play-offi në Ligën e Konferencës.

Minutat e rregullt të ndeshjes përfunduan me rezultat 2-1, kurse ndeshja e parë kishte përfunduar 3 me 2 në të mirë të suharekasëve. Kështu që rezultati i përgjithshëm ishte 4 me 4, fati i ndeshjes u vendos me anë të penalltive.

Për Ballkanin të saktë në 11 metërsh u treguan Armend Thaçi, Lumbardh Dellova, Nazmi Gripshi dhe Lindon Emerllahu, kurse Qendrim Zyba ishte i pasaktë. Portjeri i suharekasëve, Damir Ljuljanovic ishte “man of the match”, duke mbrojtur dy penallti të kundërshtarëve.

Në play-off do të kemi një përballje vëllazërore pasiqë Shkupi e pret Ballkanin.

Ndeshja e parë mes tyre do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut më datën 18 të këtij muaji, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 25 korrik. /UBTNews/

Exit mobile version