UBT News

Ballkani ndalet nga Feronikeli ’74 me barazim

Ballkani ka barazuar me rezultat 2-2 me Feronikeli ’74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të më Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës nuk ka arritur të vazhdojë serinë e fitoreve, pasi është ndalur në shtëpi nga drenicasit.

Pjesa e parë e ndeshjes kishte shumë raste, por mysafirët ishin më konkret duke shënuar dy herë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të me anë të Granit Musës, i cili shënoi për 0-1, ndërsa 14 minuta më vonë Walid Hamidi ekuilibroi shifrat.

Krejt pranë fundit të pjesës së parë, mysafirët surprizuan vendasit edhe me një gol të cilin e shënoi Alban Shillova.

Ndërsa vetëm 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë suharekasit arriten ta barazojnë rezultatin në 2-2, me anë të Vesel Limaj-t.

Pas këtij barazimi, Ballkani renditet në pozitën e parë me 44 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 zë pozitën e shtatë me 22 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, therandasit udhëtojnë te Drita, ndërsa drenicasit e presin Gjilanin./UBTNews/

Exit mobile version