UBT News

Ballkani mposhtet nga Slavia Prague

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara mbrëmë, në stadiumin “Fortuna Arena” u shënuan plot pesë gola, ku Slavia Prague e ka mposhtur si vendase skuadrën e Ballkanit me rezultat të ngushtë 3:2.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ermal Krasniqi, i cili kalon kampionin kosovar në epërsi prej 1:0 në minutën e 23’, kurse rezultatin për çekët e barazoi portieri Stivi Frashëri me një autogol në minutën e 26’.

Ballkani nuk u ndal ku sërish e gjeti epërsinë përmes Meriton Korenicës, i cili shënon një supergol për 2:1 në minutën e 29’.

Por, nikoqirët e gjetën përsëri golin e barazimit, kësaj radhe përmes Peter Olayinkas, i cili shënon për 2:2 në minutën e 34’.

Ndërkaq, Slavia Prague kaloi për herë të parë në epërsi në ndeshjen kundër Ballkanit në minutën e 41’, ku Masopust e përmbys rezultatin në 3:2.

Goli i Masopust rezultoi të jetë i fundit për këtë ndeshje, dhe i fitores për skuadrën çeke.

Me pikët e reja, Slavia Prague tani renditet në vendin e parë në Grupin G me katër pikë të arkëtuara, krahas Ballkanit që zë vendin e fundit me vetëm një pikë të tubuar.

Exit mobile version