Klubi i futbollit Ballkani ka mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm në fazën play-off të UEFA Conference League, në rast se kalon me sukses turin e tretë kundër Shamrock Rovers.
Skuadra nga Suhareka do të përballet me fituesin e përballjes mes Larne FC nga Irlanda e Veriut dhe CD Santa Clara nga Portugalia.
Ndeshja e parë e play-off-it do të luhet më 21 gusht si mysafir, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.