Skuadra e Ballkanit ka marrë tri pikë në tavolinë ndaj Feronikelit ’74 pasi ndeshja e rregullt kishte përfunduar me rezultat 1-1.
Ballkani kishte bërë ankesë në FFK në lidhje me paraqitjen e lojtarit të Feronikelit 74’ Lavdim Zumberi i cili nuk kishte të drejtë loje sipas të dhënave të siguruara nga FIFA Transfer Matching System (TMS) pasi i njëjti figuron edhe si lojtar i skuadrës zvicerane Baden.
Për këtë shkak, Komisioni i Garave brenda FFK-së e ka parë si të arsyeshme ankesën e Ballkani dhe kështu akmpioni jnë fuqi merr tri pikë të reja.