Skuadra nga Superliga e Kosovës ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bekim Isufi.
Në krye me Isufin si trajner, këtë sezon pas 18 ndeshjeve Ballkani zë vendin e tretë në tabelën e Superligës së Kosovës me gjithsej 33 pikë, një larg vendit të dytë Dritës dhe dy pikë larg vendit të parë Gjilanit.
Skuadra nga Suhareka lajmin e bëri të ditur përmes llogarisë zyrtare në Facebook, ku edhe shfrytëzoi rastin që ta falënderojë trajnerin Isufi për kontributin e dhënë ndaj klubit.
Njoftimin e Ballkanit për shkarkimin e Bekim Isufit e gjeni më poshtë.