UBT News

Ballkani lider i Superligës së Kosovës

Xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në futboll ka përfunduar dhe Ballkani është lider i ri.

Në derbin e kësaj xhiroje, ndërmjet Ballkanit dhe Llapit, triumfoi skuadra e Ismet Munishit me rezultat 1-3. Po me këtë rezultat ka shënuar fitore edhe Drita, që në Gjilan ka mposhtur Besën e Pejës.

Ndërkaq, Trepça ’89 ka befasuar edhe Prishtinën, duke e mposhtur minimalisht 1-0. Arbëria me Feronikelin u ndanë 0-0, njëjtë siç ndodhi edhe me ndeshjen Drenica-Gjilani.

Pas përfundimit të kësaj jave, tabelës i prinë Ballkani me 10 pikë, e ndjekur nga Arbëria me dy pikë më pak. Në dy pozitat e fundit janë të vendosura Besa dhe Llapi që ende nuk kanë marrë pikë.

Drita mbetet me tri ndeshje më pak të zhvilluara për shkak të kampanjës së saj në Evropë, pas shpalljes kampion i Kosovës, sezonin që lamë pas./UBTNews

Exit mobile version