Dje përfundoi xhiroja e fundit në BKT Superligë për edicionin 2021/2022. Ballkani kishte fituar matematikisht javë më parë titullin e kampionit të Kosovës por dje u stolis me Kupën e Kampionit e që është e para në historinë e klubit.
Portokallezinjtë, e mbyllën ëmbël ndeshjen e djeshme kundër Gjilanit duke e mposhtur skuadrën kuq e bardh, dy me zero, në Stadiumin e Qytetit në Suharekë i cili ishte shndërruat në arenë feste.
Golat e fitores për skuadrën e Ilir Dajës i shënuan Lumbardh Dellova, në minutën e 25-të dhe Ermal Krasniqi, në minutën e 40-të. /UBTNews/