Klubi nga Theranda, Ballkani ka konfirmuar se sistemi TMS (Transfer Matching System) është i hapur dhe mund të regjistrojnë lojtarë të rinj.
Para disa ditësh u raportua se Ballkani kishte të bllokuar sistemin TMS që i ndalonte regjistrimin e lojtarëve të rinj, përkatësisht ndalimin e transferimeve.
Drejtuesit e klubit deklaruar se problemi ishte zgjidhur tashmë, por ende nuk kishte ndonjë konfirmim.
Megjithatë, tani ka ardhur edhe konfirmimi se sistemi TMS është i zhbllokuar dhe klubi mund të kryej transferime të reja.
Postimi i plotë i Ballkanit:
“Të dashur tifoz
Te nderuara media,
Njoftim për të gjitha palet e interesit, sistemi TMS (Transfer Matching System) i klubit tonë është i hapur dhe funksional sic kemi potencuar para 2/3 ditëve ,
TMS ka qen e bllokuar vetem 2 ditë si shkak i nje denimi për një ish lojtar që ka qen ne prova para 2 viteve.
Faleminderit për interesimin”, thuhet në postimin e klubit nga Suhareka./UBTNews