UBT News

Ballkani, kampion i Kosovës për të dytin vit me radhë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku tanimë nuk ka dyshime sa i përket skuadrës që e fiton titullin e kampionit.

Ballkani është kampioni i Kosovës për të dytin vit me radhë. Fitorja e sotme 2:0 ndaj Ferizajt dhe humbja e Dritës nga Malisheva, nënkupton se suharekasit fitojnë titullin sërish.

Ballkani e mposhti sot Ferizajn 2:0 me ndihmën e golave të Edvin Kuc (minuta e 67’) dhe Meriton Korenicës (minuta e 76’).

Krahas këtij takimi ndeshje zhvilluan dhe Drita, Llapi e Prishtina.

Drita u mposht 1:0 si mysafire nga Malisheva, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ronald Sobowale në minutën e 56’.

Llapi nuk arriti më shumë se një pikë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku barazoi 2:2 me skuadrën e Gjilanit. Për llapjanët golat i shënuan Trimnor Selimi (minuta e 31’) dhe Alef Firmino (minuta e 87’), kurse te Gjilani golashënues ishte Mevlan Zeka (minuta e 65’ dhe 80’).

Prishtina e shkatërroi Drenicën duke e mposhtur 4:1. Golat për prishtinasit i shënuan Kryeziu (minuta e 11’), Hyseni (minuta e 21’), Krasniqi (minuta e 59’) dhe Prapashtica (minuta e 85’), kurse golin e nderit te Drenica e shënoi Dervishaj në minutën e 31’.

Rezultatet final i gjeni më poshtë.

Drita 01: Malisheva

Ballkani 2:0 Ferizaj

Dukagjini 3:1 Trepça ‘89

Llapi 2:2 Gjilani

Prishtina 4:1 Drenica

Exit mobile version