UBT News

Ballkani kalon me lehtësi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa Suhareka fiton me rezultat minimal ndaj Vjosës

Ballkani ka arritur të kalojë në fazën e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në udhëtim ndaj Malishevës.

Kampionët në fuqi të Kosovës nuk hasën aspak vështirësi ndaj malishevasve duke i mposhtur ata me rezultat 3-0.

Në pjesën e parë të besuarit e Ilir Dajës dominuan ndeshjen, ku edhe arritën të shënojnë dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 25-të me anë të Mamadou Danfa, i cili shënoi për 0-1, ndërsa në minutën e 44-të ishte Nazmi Gripshi ai që dyfishoi rezultatin.

Pjesa e dytë përsëri ishte e udhëhequr nga Ballkani, e për golin e tretë u përkujdes sërish Gripshi, vetëm pas 5 minutave nga fillimi i pjesës së dytë.

Në ndeshjen tjetër, Suhareka mori fitore vendimtare në udhëtim te Vjosa, duke i dhënë kualifikimin për fazën tjetër.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi fitoi me rezultat minimal 0-1 këtë ndeshje dhe siguroi tashmë kalimin në gjysmëfinale, duke qenë ekipi i vetëm që vjen nga Liga e Parë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë dhe e luftuar nga të dyja anët, por asnjëra skuadër nuk arriti ta dërgoj topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, mysafirët arritën ta shënojnë golin e vetëm dhe të fitores, me anë të Mevlan Zekës vetëm 11 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Pas kësaj fitore, Suhareka bëhet klubi i katërt që siguron gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës, duke iu bashkuar gjigantëve si Prishtina, Drita dhe Ballkani./UBTNews/

Exit mobile version