Klubi i Suharekës, Ballkani, ka fituar ndaj Drenicës me rezultat 2-1, në kuadër të javës së14-të të Superligës së Kosovës.
Në stadiumin “Bajram Aliu”, në Skenderaj, Ballkani morri një fitore të vështirë ndaj një kundërshtari të vështirë si Drenica. Në pjesëlojën e parë, Ballkani arriti që të shënojë dy gola, duke dominuar pjesën e parë.
Ermal Krasniqi shënoi golin e parë në minutën 3-të të takimit, ndërkaq pas 26 minutave shënoi Mirlind Daku një supergol jashtë 16 metërshit, që e la të shtangur portierin vendas. Pjesa e dytë prodhoi lojë më të barabartë, me raste shënimi, por që vetëm vendasit arritën të shënojnë në minutën e 89’, përmes Azem Bejta.
Me këtë fitore Ballkani mbetet lider i vendit të parë, me 32 pikë, pesë më shumë se Drita që zë vendin e dytë, gjersa Drenica gjendet në vendin e pestë, me 18 pikë.