Ballkani nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, duke marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica.
“Xhebrailat” triumfuan me rezultat 1:2 në një sfidë të baraspeshuar. Toni Domgjoni kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 38-të, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur. Epërsinë e dyfishoi Festim Alidema në minutën e 53-të, pas një tjetër aksioni të organizuar mirë. Drenica arriti vetëm golin e nderit, të realizuar nga mesfushori Igball Jashari në minutën e 82-të.
Me këtë fitore, Ballkani mban pozitën e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Drita, ndërsa Drenica renditet në vendin e shtatë me 38 pikë.
