Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani u kualifikua në grupet e Ligës së Konferencës duke shkruar kështu historinë në futbollin kosovar.
Mbrëmë shënoi fitore kundër FC Shkupit me rezultat 1 me 0, me golin e konkretizuar nga Meriton Korenica pas aksionit të krijuar nga Albion Rrahmani.
Rezultati i përgjithshëm është 3 me 1 kur para një jave i mposhtën shkupjanët në vendin e tyre 2 me 1.
Ballkani është skuadra e parë shqiptare që merr pjesë në grupet e Ligës së Konferencës. /UBTNews/