UBT News

Ballkani e kërkon sot kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës

FC Ballkani sot e zhvillon ndeshjen e dytë kundër Kl Klaksvik, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Përballja e parë mes tyre ka përfunduar me rezultat 3 me 2 në favor të Ballkanit, një barazim apo fitore sot e kampionit kosovar do ta kalojë në fazën finale të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Torsvollur”.

Në rast të kualifikimit tutje, skuadra kosovare në raundin tjetër do të ballafaqohet me skuadren shqiptare, Shkupin. /UBTNews/

Exit mobile version