UBT News

Ballkani e kërkon sot kalimin historik në rrethin e dytë kualifikues të UEFA Champions League

Kampionët futbollistik të Kosovës, Ballkani, e kërkojnë sot fitoren në ndeshjen e dytë kundër Zalgiris, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Përballja e parë kundër këtyre dy skuadrave u mbyll me barazim, një me një, në “Fadil Vokrri”, kurse rolin e mysafirit e kanë suharekasit në këtë ndeshje.

Stadiumi “LFF Stadium” në Vilnius, e mirëpret këtë përballje me fillim nga ora 18:00. /UBTNews/

Exit mobile version