UBT News

Ballkani e fillon me barazim rrugëtimin në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Me barazim një me një, u mbyll ndeshja e zhvilluar mbrëmë mes skuadrës së Ballkanit dhe asaj të Zalgiris, e vlefshme për raundin e parë kualifikues drejt Ligës së Kampionëve.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, fillimisht, ishte kampioni i Superligës së Kosovës ai i cili e gjeti golin i pari të cilin e realizoi mesfushori, Nazmi Gripshi, në minutën e 15’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e barazimit për Zalgiris dhe të fundit të përballjes e shënoi mesfushori Oliver Buff në minutën e 25’ të ndeshjes.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “LFF stadionas” më 12 korrik me fillim nga ora 18:00. /UBTNews/

Exit mobile version