Ballkani dhe Drita do të zbresin në fushën e blertë sot për t’i zhvilluar ndeshjet e para të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Therandasit dhe gjilanasit synojnë të nxjerrin rezultate pozitive në duelet e para përkatëse, në mënyrë që të jenë më të qeta në përballjet e kthimit dhe kështu t’i afrohen “play-offit” të kësaj gare.
Gjilanasit do të luajnë të parët, duke filluar nga ora 17:00.
Ata do të luajnë në Letoni me ekipin vendës, Auda. Nga ana tjetër, therandasit do ta presin Larnen e Irlandës, në ndeshjen që do të nisë në orën 20:00 dhe që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ekipi Portokalli synon të kualifikohet në fazën e grupeve për herë të tretë radhazi, kurse për gjilanasit do të bëhej fjalë për herën e parë./UBTNews/