Sot, dy skuadrat kosovare, Ballkani dhe Drita, do të përballen në ndeshjet e tyre të kthimit të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës, duke synuar kalimin në fazën tjetër të kësaj kompeticioni ndërkombëtar të futbollit.
Drita, e cila luan si vendase në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë, do të ballafaqohet me ekipin islandez të Breidalbik. Pas fitores së arritur në ndeshjen e parë si mysafirë me rezultatin 1:2, Drita kërkon të mbrojë epërsinë dhe të sigurojë kalimin në fazën e ardhshme të garave.
Ndeshja mes Dritës dhe Breidalbikut do të zhvillohet nga ora 17:00.
Në orën 20:00 të së njëjtës ditë, Ballkani, kampioni aktual i Kosovës, do të luajë në udhëtim në Maltë kundër kampionëve të Hamrun Spartans. Në ndeshjen e parë në Podujevë, dy skuadrat barazuan pa gola, 0:0, duke e bërë këtë takim të rëndësishëm për të dyja përfaqësueset kosovare.
Ballkani synon fitoren për të siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Konferencës, duke u përballur me një kundërshtar të fortë maltez.
Këto ndeshje sjellin emocione të mëdha dhe shpresat për sukses për futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare./UBTNews/