Kampionët aktual të Kosovës në futboll, Ballkani dje e zhvilluan ndeshjen e parë në Albi Superligë.
Ata u përballen me Drenicën në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke i mposhtur me rezultat minimal 1 me 0.
Golin e fitores e shënoi kapiteni i portokallezinjëve, Edvin Kuc në minutëm e 44′ të ndeshjes.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, luajti me shumë ndryshime në formacion duke i ruajtur lojtarët kryesorë për ndeshjen e Ligës së Konferencës, e cila zhvillohet të enjten në Prishtinë.
Kujtojmë se Ballkani ka një ndeshje më pak të zhvilluar në Superligë, atë kundër Malishevës nga xhiro e parë dhe ende nuk është caktuar data e saj. /UBTNews/