UBT News

Ballkani dhe Drita ndajnë pikët në Suharekë

photo by: @Shpend Ahmeti

Është kompletuar xhiro e 24-të e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshje derbi që u zhvilluan në mesdite, e ku që të dy përfunduan me barazime.

Kryendeshja u zhvillua në Suharekë, aty ku kampioni në fuqi dhe lideri aktual i tabelës, Ballkani u ballafaqua me Dritën, duke i ndarë pikët pasi barazuan me rezultat 1-1.

Skuadra e Ilir Dajës kaloi në epërsi pas 17’ minutave lojë me golin e Edvin Kuc, por të përzgjedhur e Arsim Thaqit reaguan duke rikthyer baraspeshën në minutën e 36’ kur Vitija shënoi për 1-1 duke e vendosur rezultatin final të këtij ballafaqimi.

Ky rezultat më shumë i shkoi për shtati Ballkani që mbetet në vendin e parë me 50 pikë, kurse Drita është e dyta me 48 sosh.

Me barazim përfundoi edhe ndeshje tjetër derbi ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, derisa rezultati përfundimtar ishte 0-0.

Exit mobile version