UBT News

Ballkani debuton sot në Ligën e Konferencës

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani debuton sot në Ligën e Konferencës në kuadër të Grupit G, në ndeshjen kundër CFR Cluj.

Kjo ndeshje e shkruan historinë e futbollit kosovar pasiqë është hera e parë që një skuadër nga Superliga e Kosovës arrin të prek fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.

Bashkë me Ballkanin dhe CFR Cluj, në grupin G janë edhe Slavia Prague dhe Sivasspor.

Përballja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. /UBTNews/

Exit mobile version