UBT News

Ballkani befason me vendimin për trajnerin Daja

Të dielen mbrëma u raportua nga media të shumta rreth takimit të Ilir Dajës me kryesuesit e Ballkanit.

Trajneri nga Shqipëria nuk po kalon nëpër një formë të mirë me skuadrën e Ballkanit, por kjo nuk pengoi drejtuesit që ta vazhdojnë bashkëpunimin me të edhe për së paku dy vite të tjera.

Para pak çastesh klubi nga Suhareka përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, njoftoi se nuk do t’i ndajë rrugët me 54-vjeçarin, duke e vlerësuar për punën e deritanishme.

“Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026″, thuhet në postimin e klubit nga Suhareka.

Ilir Daja u emërua në krye të Ballkanit në fillim të vitit 2022./UBTNews/

Exit mobile version