Boksieri Robin Krasniqi dhe sfiduesi i tij, Nadjib Mohammedi sot në mesditë do të mbajnë konferencë për media, ku do të shpalosen detaje të ngjarjes më të madhe të boksit në Prishtinë.
Aty është paraparë të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Robin Krasniqi do të ndeshet me Nadjib Mohammedi në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 5 gusht.