Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar mbrëmë dy shfaqje në kuadër të edicionit të 23-të të “International Bodrum Ballet Festival” në Turqi.
Trupa kosovare solli në skenë shfaqjet “Bolero”, me koreografi të Mehmet Balkan, dhe “Correr o Fado”, me koreografi të Daniel Cardoso.
Performancat u pritën ngrohtësisht nga publiku në Bodrum dhe u shoqëruan me duartrokitje të gjata, duke shënuar një tjetër prezantim ndërkombëtar të Baletit Kombëtar të Kosovës.
Kjo ishte pjesëmarrja e parë e trupës kosovare në këtë festival, i cili mbledh artistë dhe trupa baleti nga vende të ndryshme të botës.
Shfaqjet “Bolero” dhe “Correr o Fado” u prezantuan sërish mbrëmjen e 13 gushtit në skenën e festivalit në Bodrum./A.K/
