Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Carmina Burana” në Romë, Itali, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Accademia Nazionale di Danza di Roma.
Shfaqja, me koreografi nga Toni Candeloro, do të mbahet më 18 korrik në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza.
Kjo shënon performancën e parë të Baletit Kombëtar të Kosovës në kryeqytetin italian, ku publikut do t’i prezantohet një nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar./A.K/
