Gareth Bale raportohet se dëshiron të rikthehet te Real Madridi, pasi nuk është i lumtur te Tottenham Hotspuri.
Ylli uellsian është aktualisht në huazim te Spurs nga Los Blancos deri në fund të këtij edicioni.
Mirëpo, sipas asaj që raporton AS, 31-vjeçari ka kërkuar që huazimi i tij të ndërpritet në janar.
Mediumi spanjoll bën të ditur se Bale kërkon që kontrata e tij me Real Madridin të respektohet, pasi i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Uellsiani do të jetë i lirë në verë, e që madrilenët nuk duan të vazhdojnë më bashkëpunimin me të.
Kështu, Bale do të kërkojë një skuadër me ambicie më të mëdha, në mënyrë që të fitojë trofe, derisa karriera e tij po shkon drejt përfundimit.