Gareth Bale i shkroi një letër lamtumire Real Madridit të mërkurën, ku i dha fund periudhës së tij nëntëvjeçare në klubin spanjoll, ku tha se “ëndrra e tij u bë realitet”.
Bale do të largohet nga Real Madridi kur kontrata e tij të përfundojë në fund të qershorit, përcjell UBT News.
“Unë po e shkruaj këtë mesazh për të falënderuar të gjithë shokët e mi të skuadrës, në të kaluarën dhe të tashmen, menaxherët e mi, stafin e dhomës së pasme dhe tifozët që më mbështetën”, shkroi Bale në një letër drejtuar Real Madridit, postuar në mediat sociale në anglisht dhe në spanjisht.
“Kam ardhur këtu nëntë vjet më parë si një djalë i ri që donte të realizoja ëndrrën time për të luajtur për Real Madridin. Të vishja fanellën e bardhë”, vazhdoi ai. “Të fitoja tituj dhe të bëhesha pjesë e asaj për të cilën është kaq e njohur, fitimi i Champions League”.
“Tani mund të shikoj prapa, të reflektoj dhe të them me ndershmëri se kjo ëndërr u bë realitet dhe shumë e shumë më tepër se kjo. Të jesh pjesë e historisë së këtij klubi dhe të arrish atë që arritëm ndërsa isha lojtar i Real Madridit, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe që nuk do ta harroj kurrë”.
“Dua të falënderoj gjithashtu presidentin Florentino Perez, Jose Angel Sanchez dhe bordin që më dhanë mundësinë të luaj për këtë klub. Së bashku ne mundëm të krijonim disa momente që do të jetojnë përgjithmonë në historinë e këtij klubi dhe futbollit. Ka qenë një nder”.
Pasi iu bashkua Real Madridit nga Tottenham për 100 milionë euro në vitin 2013, Bale vazhdoi të fitojë 16 trofe të mëdhenj me Real Madridin, duke përfshirë pesë Liga të Kampionëve, tre La Liga dhe një Copa del Rey.
Ai gjithashtu fitoi tre Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa të UEFA-s dhe një Superkupë të Spanjës./UBTNews/